UBT

Në Vërban të Vitisë është përuruar një stacion meteorologjikë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marr pjesë sot në përurimin e stacionit meteorologjik në fshatin Vërban, i cili do të shërbej për parashikimin e sëmundjeve në pemëtari dhe perimtari.

Nëpërmes këtij stacioni, prodhuesit e këtyre kulturave bujqësore sot ë paralajmërohen për sëmundjet dhe dëmtuesit që mund të vijnë, me që rast paraprakisht jepen rekomandime për marrjen e masave mbrojtëse.

RCCOLA

Ideator i këtij pilot projekti është Agro-USAID-i, ndërkaq investimet janë kryer nga kompania IPKO.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se Institucionet komunale do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Agro-USAID-in edhe për investime të tjera, ku parashihen edhe tri stacione të tilla në komunën e Vitisë, për të mbuluar tërë territorin e kësaj komune./rajonipress/