UBT

Në Vërban përurohet projekti për energji efiçiente nga Komisioni Evropian

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Christofer Stock ka vizituar sot shkollën fillore 28 Nëntori” në Vërban të Vitisë, me këtë rast ai së bashku me përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë kanë bërë përurimin e projektit të financuar nga KE-ja për energji efiçiente.

Zëvendëskryetari i kësaj Komune, Hasan Aliu ka falënderuar Komisionin Evropian për këtë projekt, por edhe për kalimin e dy projekteve të tjera si ai i renovimit të Shtëpisë së Kulturës si dhe të parkut të qytetit.”Falënderojmë Komisionin Evropian për përkrahjen e tyre në projektet tona gjithashtu theksoj se Komuna e Vitisë është e hapur të bashkëpunoj me të gjithë pasi që kemi nevojë për ndihmesë pasi që komuna jonë është një nga komunat më të pazhvilluara në Kosovë” u shpreh Aliu.

Ai tha se Stock është mik i madh i Vitisë duke potencuar se këto projekte do të jenë vetëm një vazhdim i punës të cilën do ta bëjë Komuna e Vitisë së bashku me Komisionin Evropian.

Mobi Casa

Kurse Përgjegjësi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian , Chrisotofer Sock tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm.”Ky projekt është shumë i rëndësishëm për arsyeje të ndryshme, së pari në aspektin e mbrojtjes së mjedisit ku është bërë një punë shumë e mirë dhe kjo çështje duhet të na prek të gjithëve dhe duhet të jetë qasje e të gjithëve. Së dyti me këtë projekt ne do të kursejmë edhe të holla në konsumin e energjisë dhe ato mund të shfrytëzohen në projekte tjera përbrenda shkollës” tha Stock.

Më pas ai i shoqëruar edhe nga zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu, Drejtoresha e DKRS-së Kaltrina Sylejmani si dhe Drejtori i DKA-së Qahil Sinani si dhe të tjerë kanë shikuar për së afërmi punët që janë zhvilluar për brenda kësaj shkolle./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.