FIDANISHTJA

Në vend të urimit për ditëlindje, një përkujtim malli për babin tim

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kushdo që do të rrinte me të kurrë nuk do t’i shkonte ndërmend që ai po hynte në moshën e pensionimit. As me pamjen fizike, as me vullnetin për punë e me gjithë atë elan në kapjen e lajmit, Xhavit Salihu askujt nuk i linte përshtypjen e një njeriu që po shkelte të gjashtëdhjetepestat. Edhe kur shëndeti e kishte tradhtuar dhe kur ne po e shihnim venitjen e tij, Xhavit Salihu kurrë nuk thoshte se po ndihej keq, ai vazhdonte të fliste për muzikën, për gazetarinë e për zhvillimet në vend.

Njerëzit kishin lloj-lloj dëshirash, sidomos ata që jetonin në mërgim. Duke kujtuar kohët kur si të rinj kishin kaluar kohën në vendlindje, të lodhur nga mërgimi e nga puna, në çdo kohë kërkonin që së paku për disa çaste me mendje të riktheheshin në vendlindje e mbështetjen e kishin te Xhavit Salihu, i mishëruar në profesionin e gazetarit, i cili plotësonte çdo dëshirë të tyre, duke emituar këngë që i kishte mbuluar pluhuri i harresës, por jo edhe kujtesa e Xhavit Salihut, një mbledhës dhe kultivues i mijëra kasetave, pllakave të gramafonit, disqeve e shiritave të ndryshëm, të gjitha të rregulluara mirë e me shije në fonotekën e tij personale, por jo vetëm të tijën, ngase ai ato i ndante me dëgjuesit e tij besnikë.

Pikërisht më 11 prill 2018, babi im Xhavit Salihu do të mbushte 65 vite jetë, pensionim që nuk e kishte menduar kurrë, ngase ai ishte me plot ide për zgjerimin e mediumit të tij Radio Star, të cilin e kishte themeluar më 2002.

Babi ndërroi jetë në mbrëmjen e 12 dhjetorit të vitit të kaluar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në profesionin e gazetarit, të cilin e ushtroi me dekada të tëra e me plot profesionalizëm. Gazetarinë e muzikën e kishte dashur më shumë se profesionin e mjekut, andaj ndonëse ishte shumë afër përfundimit të studimeve në mjekësi, ai me tërë qenien iu përkushtua gazetarisë e moderimit, fillimisht nëpër mediume të ndryshme e më pas duke ngritur edhe mediumin e tij, që shpejt u shndërrua në njërën ndër radiot më profesioniste e më të besueshme.

Fundamenti

Ai ishte njeri me shije të veçanta për muzikën, andaj për të u bënë emisione të ndryshme, u shkrua nëpër portale e gazeta.

Babai im, Xhavit Salihu nuk e priti moshën e tij të 65 viteve jetë e ai kurrë nuk do t’a priste pensionimin, por vepra e tij mbeti, sikurse që mbeti edhe mediumi që e ngriti ai e të cilin me plot sukses po e udhëheqin pasardhësit e tij, duke e rritur e zhvilluar edhe më shumë, ashtu siç e kishte menduar Xhavit Salihu.

Babi, po ndalem së shkruari, për të kujtuar përgjithmonë në mendjet, zemrat e shpirtrat tanë.
Biri i yt, Arbreshi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.