RCCOLA

Në vend të ngushëllimit për poetin Fehmi Korça

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Sabit Rrustemi – Na mbeti vargu i tij dhe ajo buzëqeshje. Tinëzarja Vdekje na e mori Poetin, mikun, familjarin dhe Njeriun, Fehmi Korça, duke na shkaktuar dhembje e pikëllim të thellë. Lajmi, të cilit s’ deshëm për t’i besuar, na shtangu në çast…sepse Fehmi Korça ishte në moshën më të mirë të jetës, në vlugun e krijimtarisë …

Ishim mësuar tashmë, gati çdo ditë ta nisnim me vargjet e tij, që na vinin dhuratë për një ditë të mbarë. Siç u mësuam ta kemi të pranishëm edhe nëpër Manifestime të Ars Clubit “Beqir Musliu”.

Së fundi, ai erdhi enkas nga Gjermania, për Manifestimin Rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, i cili u mbajt në Grykën e Karadakut, më 8 Qershor 2013.

Ajo buzëqeshje si dhe poezia e lexuar nga vetë ai, do na mbesin gjatë në kujtesë, si ngushëllim i përhershëm…për t’ mos e harruar kurrë !

Fehmi KORÇA

NË DERËN E VJETËR

Eca bulevardit

Uji Dea

Qytetit të ngjeshur me njerëz
Syri ishte kalimtar
E veshi sikur përbinte
Melodinë e simfonisë

Jo shumë larg
E qeshura ishte e dehur
Apo dehja ishte e qeshura e saj

As njëra e as tjetra
Isha i gabuar .

Eca bulevardit të qytetit
Por nuk e harrova derën e vjetër
Trokita në të përsëri

Episodin e jetës riktheva

Me qytetin tim
Dehem