Fundamenti

Në Velekincë të Gjilanit inaugurohet pllaka përkujtimore e 5 martirëve të luftës së fundit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Velekincë të Gjilanit është inauguruar pllaka përkujtimore në nderim të pesë të vrarëve në luftën e fundit.

Në ceremomi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se liria që e gëzojmë sot është falë edhe gjakut, sakrificës dhe vetëmbrojtjes së këtyre familjarëve që sot hynë në këtë pllakë.

“Kjo pllakë përkujtimore shënon historinë e Velekincës, historinë që e kanë përjetuar familjarët. Këta pesë martirë janë me mbiemra të ndryshëm, por edhe me dallim moshe. Nuk është zgjedhur për ekzekutim as fëmija 16 vjeçar e deri te plaku 80-vjeçar veç sepse e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë. Liria që e gëzojmë sot është falë edhe gjakut, sakrificës dhe vetëmbrojtjes së këtyre martirëve. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Këshillit të fshatit Velekincë, Skënder Bajrami, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe Komunën e Gjilanit për financimin e kësaj pllake përkujtimore, në nderim të të vrarëve në luftën e fundit.

ARKATANA

“Kjo pllakë është iniciativë e Këshillit të fshatit, por që është mbështetur pa hezitim nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht kryetari Haziri. Ne i falënderojmë shumë sepse duke nderuar martirët tanë, kanë nderuar së pari vetën e tyre dhe Komunën”, ka thënë Bajrami.

Në emër të familjeve të të vrarëve ka folur dëshmitari i dy vrasjeve, Xhelil Neziri, i cili e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen në ndërtimin e kësaj pllake.

“Të gjithë familjarët jemi të kënaqur për këtë pllakë përkujtimore. Mendoj që çdo vit duhet t’i përkujtojmë të gjithë të rënët në mënyrën që të mos e harrojmë të kaluarën se çfarë ka ndodhur. Unë jam dëshmitar i dy vrasjeve dhe thjeshtë ka qenë një ngjarje shumë e rëndë dhe e paharrueshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, forcat paramilitare serbe kanë vrarë në prillin e vitit 1999 pesë shqiptarë të Velekincës: Naser Neziri, Ajet Isaku, Vebi Milazimi, Blerim Halili dhe Zejnullah Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.