KKGJILAN

Në Velekincë të Gjilanit, arrestohet i dyshuari për dhunë familjare dhe kanosje

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në Velekincë, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimë femër kosovare, njëherit e ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës mashkull kosovar.

Eco Higjiena

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/