UBT

Në ushtrimin fushor “Partnerët 19” u tregua gatishmëria e lartë e ndërhyrjes në raste emergjente

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ushtrimi fushor “Partnerët 19” ka vazhduar edhe sot në territorin e Komunës së Vitisë. Me këtë rast janë inskenuar disa raste emergjente në këtë komunë. Ndër tjerash është inskenuar edhe një operacioni i sigurisë në fshatin Shashare, ku FSK-ja , kinse ka intervenuar ndaj grupeve kriminale të cilët pas situatës së inskenuar nga tërmeti po merreshin me aktivitete kriminale, kryesisht me vjedhjen e pasurisë së qytetarëve të fshatrave Stubëll e Epërme, Letnicë dhe Vernakollë dhe atë duke shfrytëzuar brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës si dhe nga afër këtë ushtrim e kanë përcjellë sot Komandanti i Forcave Tokësore të Kosovës në FSK, Gjeneral Major, Fadil Hadergjonaj, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Komandanti i Policisë së Kosovës në Viti, Afrim Halili dhe të tjerë.

ARKATANA

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, janë inskenuar edhe disa raste të tjera emergjente e ndër to ishte edhe një aksident trafiku në udhëkryqin e Kllokotit.

Ndërkaq gjatë gjithë këtyre ushtrimeve fushore në Viti, ishin ngritur tri tenda ku qëndronin: Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, Qendra Operative Emergjente dhe Zyra për Informim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.