FIDANISHTJA

Në urnën time

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Demush Mehmeti

Prehem në aureolën e të ëmblës ëndërr frymë gjallëri
Ngopur aromë sheqeri tuj u djegë
Me urnen time i shenjuar
Me gjak dashnie ushqehet e imja aortë

Mjaft shoqërimi me dhimbjen i tepërt është bër
Në lotin qiqër të shuhet etja që kallë
Shiqimi dritë dhimbjet lanë
Ky i bukuri fiksimi im lumturi në shtatë palë

I JONI FAT

Frymojmë t’copëzuar ofshamë shtrëngatë
Ankues lavdraq
Vetfyes krenar

Vazhdon avazi i joni fat
Përherë viktim
T’shpifur xhelat

HW

Pshtyejm lëpijmë
Zgjatën stërgjatën tonat jargë!…

MUNDËN DHE ME U TALLË

Ja që s’ndalëm këmbnguli me u shprehë
Të mit me i ditë
Vetën time dua ta njohë

Ikën kohët kur s’jemi njohur
As përtej hundes tonë s’kemi parë
Sytë na ishin mbyllë
Gojën s’guxonim me e hapë

Mundën dhe me u tallë me timen fjalë
T’thonë send s’dinë
Send s’thotë
S’dinë me u ndalë
Sikur zbritën diellin në shuplakë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.