Eko Higjiena

Në Universitetin e Gjilanit u mbajtën provimet pranuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Universiteti i Gjilanit ka mbajtur sot provimet pranuese për në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019.

Për të parë nga afër këtë proces, Bajram Kosumi Rektor në Universitetin “Kadri Zeka”, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë. Rektori Bajram Kosumi, të gjithë kandidatëve u uroi suksese në provimin pranues .
Të kënaqur me procesin dhe me shpresë që kanë kaluar provimin pranues janë shprehur edhe studentët.

Mirjeta Kadriu dhe Diana Ibrahimi të dyja këto nga Lugina e Preshevës, të cilat iu nënshtruan provimit pranues në Fakultetin e Edukimit, shpresojnë që do të pranohen dhe se sipas tyre provimi pranues ka qenë i lehtë.

Edhe Mirlinda Ahmeti e cila iu nënshtrua provimit pranues në Fakultetin Ekonomik, programi Banka Financa dhe Kontabilitet, Vlera Bllaca aplikuese e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Lirian Basha në Juridik, thanë se provimi ka qenë i kuptueshëm, ka pasur sqarime të mjaftueshme nga kujdestarët në sallën , derisa shpreson se do të kalojë me sukses dhe do të jetë student i Universitetit “Kadri Zeka”.

HW

Ndryshe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë 666 studentë të rregullt në studime baçelor.

Shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet, deri më 24.09.2018 ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen, më së voni, deri më 28.09.2018.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.