Mobi Casa

Në Universitetin e Gjilanit, janë promovuar katër libra të katër mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Poetika e këngës epike historike” është libri studimor nga fusha e folkloristikës, i profesoreshës Nevrije Bislimi – Ismaili, “As engjëll, as djall” është libri poetik i profesorit Merxhan Avdyli, “Kërkime leksikore në veprën e Pjetër Bogdanit” është një studim nga fusha e gjuhësisë i autorit Faton Krasniqi dhe libri “Kurrikula mësimore dhe mendimi kritik” libër ky nga fusha e pedagogjisë i autorit Mensur Neziri.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, uroi autorët e librave për punën e tyre, derisa ka thënë se UKZ është në proces të themelimit të Këshillit Botues të librit dhe se do të përkrah të gjithë ata që kanë mundësi të botojnë veprat e tyre.

Rektori Kosumi ka thënë se, të shkruarit e një libri, është një përpjekje e madhe, është kulturë, dije, informacion, ndjenjë por edhe emocion.

Ndërsa, për dy librat nga fusha e letërsisë, përkatësisht për librin studimor “Poetika e këngës epike historike” të profesoreshës Nevrije Bislimi-Ismali dhe për librin poetik “As engjëll, as djall’ të profesorit Merxhan Avdyli, pikëpamjet e tij i shfaqi studiuesi i letërsisë, njëherësh bashkëpunëtorë i jashtëm në Fakultetit e Edukimit ne UKZ, Flamur Maloku.

HW

Ai tha se libri studimor “Poetika e këngës epike historike” e Nevrije Bislimit, në nivelin e përgjithshëm të analizimit është kërkim i veçantë teorizues/argumentues, i këngëve historike e poetike në letërsinë tonë popullore. Kurse për librin “As engjëll, as djall” i autorit Merxhan Avdyli, studiuesi Maloku tha se është titulli që e mbanë në veten figurën e Jetës, së paku në tri pamje. Sipas tij, secili shkrim, poezi, sistemohet dhe shqiptohet nga plaga empirike, nga mendimi i thellë, duke dalë nga gjuha e zemrës në shkrim.

Kurse përshtypjet e tij për librin e profesorit të pedagogjisë Mensur Neziri, “Kurrikula mësimore dhe mendimi kritik” i ka paraqitur dekani i Fakultetit të Edukimit, Januz Dervodeli. Ai tha se ky libër është studim i cili është realizuar për tre vite radhazi me nxënës të disa shkollave të Kosovës nga klasa e 1-5. Janë hulumtu shumica e teksteve shkollore për të parë se a kanë ato tekste përmbajtje që e zhvillojnë mendimin kritik të nxënësve. Gjithashtu në libër janë dhënë disa strategji dhe modele të mësimdhënësve që u ndihmojnë atyre për të zhvilluar mendimin kritik të nxënësve.

Kurse për librin “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit”, e autorit Faton Krasniqi, profesor Emin Krasniqi kishte bërë një vështrim, sipas të cilit, studiuesi Faton Krasniqi në librin e tij paraqet tematiken stilistike të veprës së Pjetër Bogdanit, krahasueshmërinë, zhvillimin, shtresimin burimor e të huaj të leksikut të shqipes dhe neologjizmat e krijuar prej Pjetër Bogdanit.

Ndërsa vet autorët kanë falënderuar bashkëpunëtorët në realizimin e botimit të librave të tyre, deri sa janë shprehur se çdo libër pasqyron një epokë të caktuar historiko-shoqërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.