Mobi Casa

Në Universitetin e Gjilanit do të dominojë cilësia

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Gjatë një debati që e ka organizuar Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC), Arben Dërmaku, kryetar i Këshillit për Themelimin e Universitetit të Gjilanit, ka thënë se më një tetor do të presin studentët e rinj.

Ai ka thënë se do të ketë inkuadrim gradual të stafit, se do të angazhohen më shumë asistentë, të cilët më pas do të bëhen bartës të lëndëve dhe se sipas tij, do të angazhohen që cilësia të jetë më e mirë se sa në Prizren e Pejë, të cilat sipas Dërmakut u ngutën në kuptimin e ruajtjes së cilësisë së ligjëratave.

Sabri Tahiri, profesor universitar, ka thënë se Gjilani është një qendër e madhe rajonale, në të cilën përfshihen tetë komuna të Kosovës e ka edhe nga Lugina e Preshevës. AI ka thënë se në Gjilan vazhdimisht ka pasur studentë dhe kërkesa për regjistrim dhe se ky rajon ka traditë gjysmëshekullore të mësimit universitar.

ARKATANA

“Hapja e UPGJ-së është hap i guximshëm, ngase ky është interes i rajonit dhe nuk duhet të ketë skepticizëm”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se edhe hapësira nuk do të jetë problem, ngase tashti i tërë objekti i takon universitetit me mbi 6000 metra katrorë e Gjilani synon të ketë edhe kampusin universitar, te kazerma e FSK-së.
Tahiri ka vënë në spikamë se duhet harruar “futjen e miqve” në universitet. “E pate apo se pate tëndin, nota nuk falet”, ka thënë Tahiri, që si në shaka ka thënë se “Humbëm miq e vota, sepse nuk falëm nota”.

Veton Nevzati, drejtor për Kulturë, Rini e Sporte në Gjilan, tha se Gjilani ka pasur nevojë për një Universitet të tillë dhe se edhe komuna e ka dhënë dhe do ta jap kontributin e vet për këtë qëllim, derisa Selim Daku nga njëra nga shoqatat që tubon studentët, ka thënë do të ketë probleme në punën e UPGJ-së e ato janë të natyrës teknike e ai pati vërejtje edhe se nuk ka ndonjë fakultet të ri, por edhe më tej janë vetëm tri drejtime e sidomos ka marrë përvojat jo të mira të UPZ-së e të UPP-së. Ai ka thënë se roli i studentëve duhet të jetë më i madh se sa që është tashti.

Studentët debatues kanë kërkuar kushte më të mira në Universitetin Publik të Gjilanit, duke përmendur këtu sallat e leximit, literaturën e nevojshme, drejtime më atraktive për studim, stimulim të studentëve të zot, kampus më të mirë dhe kushte të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj: