Në Universitetin e Gjilanit akreditohen 7 programe të nivelit bachelor

Gjilan – Ligjërisht Universiteti “Kadri Zeka” është funksionalizuar me 6 mars 2013 kur Qeveria e ka marrë vendimin për themelim respektivisht 30 maj 2013 kur Kuvendi e ka miratuar këtë vendim të qeverisë. Së fundit në këtë universitet janë akredituar 7 programe të nivelit bachelor tha Arben Dërmaku rektor i këtij Universiteti.
Arben Dërmaku tha për rajonipress se në kuadër të këtyre 7 programeve janë akredituar drejtimi : Parashkollor, fillor, juridik, banka financa dhe kontabilitet, menaxhment dhe informatikë, marketing dhe shkenca kompjuterike, raporton rajonipress.
Dërmaku tha se jemi në proces të përzgjedhjes së 10 profesorëve të rregullt dhe 12 asistentëve të rregullt, derisa kemi një numër të mjaftueshëm të stafit akademik që është i gatshëm të angazhohet në procesin mësimor.
Sipas tij ligjërisht Universiteti “Kadri Zeka” është funksionalizuar me 6 mars 2013 kur Qeveria e ka marrë vendimin për themelim respektivisht 30 maj 2013 kur Kuvendi e ka miratuar këtë vendim të qeverisë.
Dërmaku tha se pavarësimi operacional i punëve dhe shprehja faktike e pavarësimit ka ndodhur më 1 tetor 2013 kur është organizuar mësimi nën siglën e UKZ tha Dërmaku./rajonipress/