HW

Në UKZ është promovuar libri Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është promovuar libri, Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare, që është përkthim i librit The Economics of Money, Banking, and Financial Markets e autorit Frederic Mishkin.

Libri është botimi i XI-të dhe është përkthyer nga ekipi i përbërë prej: Valentin Toçi, Gëzim Tosuni, Arben Mustafa, Driton Qehaja, Sokol Havolli.

Në këtë organizim, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, ka përgëzuar ekipin për punën që ka bërë në përkthimin e librit të autorit Frederik Mishkin, duke thënë se përkthimi i këtij librit, Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare, është kulminant, derisa ka inkurajuar të tjerët që të reflektojnë kështu mbi punën e tyre.

Gëzim Tosuni, njëri nga autorët që ka përkthyer librin The Economics of Money, Banking, and Financial Markets e autorit Frederic Mishkin, ka folur për përmbajtjen e librit, kurse Merita Meha Gagica, drejtoreshë e shtëpisë botuese Educational Centre Kosova, ka folur rreth organizimit deri tek botimi i librit.

Hidromorava

Ndërkaq Adrian Bajrami kryetar i Parlamentit Studentor në UKZ ka thënë se ky libër është i mirëseardhur për studentët në përgjithësi e veçanërisht për studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilët tani kanë edhe një libër shtesë në literaturën e tyre për të mësuar.
Libri Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare, që është përkthim i librit The Economics of Money, Banking, and Financial Markets e autorit Frederic Mishkin, jep përgjigje se si punojnë tregjet financiare (të tilla si ato për obligacionet, stoqet dhe valutat) dhe institucionet financiare (banka, shoqëri sigurimi, fonde të përbashkëta dhe institucione të tjera) dhe duke eksploruar rolin e parasë në ekonomi.

Sipas librit tregjet dhe institucionet financiare ndikojnë jo vetëm në jetën tuaj të përditshme, por edhe në rrjedhën e fondeve në të gjithë ekonominë tonë, gjë që ndikon në fitimet e biznesit, prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, madje edhe mirëqenien ekonomike të vendeve partnere.

Gjithashtu është promovuar edhe libri “Nga teoria në praktikë”, i cili përmban studime rasti nga kompanitë kosovare, respektivisht ato gjilanase. Ky publikim është vepër e një grup autorësh prej 31 pedagogësh universitar, në kuadër të projektit EUFORIA – Erasmus+, pjesë e së cilit është edhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, e që është mbështetur nga Komisioni Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.