FIDANISHTJA

Në UKZ është mbajtur sesion informues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , Bajram Kosumi, mori pjesë në Ditën informuese të Programit Erasmus + për thirrjen për aplikim. Erasmus + është Program arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me sistemet e Unionit Evropian.

Rektori Kosumi ka falënderuar zyrën e BE-së dhe zyrën e Erasmus + për sesionin informues, derisa ka thënë se, ne jemi Universitet i ri por që kemi një përvojë të lakmueshme në projekte ndërkombëtare e veçanërisht në projektet Erasmus.

Gjithashtu Rektori Bajram Kosumi ka inkurajuar të gjithë studentët dhe stafin akademik që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mundësive që ofron Erasmus+.

Nga ana e tij prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka gjatë sesionit informues që temë diskutimi ka pasur ‘Ngritjen e cilësisë së Arsimit në Kosovë, përkrahja e BE-së për arsimin dhe programi Erasmus+ si përkrahje për ngritje të cilësisë së arsimit”, ka thënë se projektet Erasmus për UKZ-në kanë rëndësi të madhe. Prorektori Leka gjithashtu ka folur edhe për projektet tjera që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Institucionet Ndërkombëtare.

HW

Rasa Jautakaite – Tunaitiene, nga zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se kjo Ditë informative e programit Erasmus+ është një mundësi e mirë për të gjithë, për të parë mundësitë që ofron Bashkimi Evropian, në ndërtimin dhe zhvillimin e standardeve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Blerina Zjaqa nga zyra e Erasmus + ka informuar të pranishmit rreth programit Erasmus+. Ajo ka theksuar se, disa nga mundësitë e Programit Erasmus + për universitetet e Kosovë janë ngritja e cilësisë në arsimin e lartë në shumë dimensione, duke përfshirë edhe mundësinë e mobilitetit sa më të madh akademik dhe studentor brenda hapësirës regjionale, por sidomos asaj Evropiane.

Ndërsa Gëzim Tosuni Dekan i Fakultetit Ekonomik, Ekrem Halimi Prodekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe studentja Xheneta Vranovci ,të cilët kanë qenë pjesë e mobilitetit të projekteve të Erasmus+, kanë folur rreth përvojave dhe eksperiencave të tyre nga vendet ku ata kanë qenë.

Gjithashtu gjatë sesionit ka pasur interesime edhe nga pjesëmarrësit rreth programeve që ofron Erasmus +./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.