Uji Dea

Në udhëkryqin Pograxhë- Stublinë – Dobrosin, policia konfiskon armë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Policia e Kosovës (PK), duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore vazhdon të punojë pa ndërprerë në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave tjera penale që cenojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të vendit.

Uji Dea

Në vazhdën e masave të ndërmarra për identifikimin dhe konfiskimin e armëve ilegale të cilat paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vend, Policia e Kosovës respektivisht njësia patrulluese kufitare, me datën 29.3.2016, rreth orës 14:10, gjatë implementimit të një plani operativ policor, në afërsi të udhëkryqit Pogragjë – Stublinë – Dobrosin ka ndalur veturën VË Pasat, ngjyrë hiri, me targa BU-XXX-SR, të cilën e drejtonte i dyshuari: B. M. (1991) sh/k, nga Gjilani dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti në automjet po transportonte si në vijim:
– njëmbëdhjetë (11) revole gjithsej prej tyre (lloji):
Ekol Tuna pesë (05) copë revole dhe
Ekol special 99 gjashtë (06) copë revole, si dhe
– municion (fishekë) 151 copë:
për ekol tuna 78 copë, ndërsa
për ekol special 99 – 73 copë).

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.
Armët, municioni dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa ndalimit për 48 orë për vazhdim të procedurave tjera ligjore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.