HW

Në UBT u mbajt konferenca “Roli i klubit zviceran të shtypit dhe mediave në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

UBT dhe Shoqata Franko-Shqiptare, me seli në Zvicër, u bënë bashkë për të trajtuar aspekte dhe çështje të ndryshme mediale e politike, në kuadër të konferencës “Roli i klubit zviceran të shtypit dhe mediave në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”, që u mbajt në kampusin e UBT-së, në Prishtinë.

Në hapje të kësaj konference, dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, Ferid Selimi, tha se konferencat e tilla janë një mundësi unike për studentët që të mësojnë nga përvojat e vendeve tjera në fushën e medias dhe politikës.
Duke folur për ndikimin e mediave dhe politikës në jetën e përditshme të secilit qytetar, dekani i Fakultetit të Shkencave Politike, Arian Starova, e konsideroi një përvojë të vlefshme ndarjen e përvojave me studentët, teksa i inkurajoi këta të fundit që të tregohen të zëshëm në profesionet që kanë zgjedhur dhe të ndikojnë pozitivisht në ndryshimet shoqërore.

Në anën tjetër, sipas kryetarit të Shoqatës së Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, është qenësore që gjeneratat e reja të marrin përvoja nga ata që kanë kaluar nëpër procese të ngjashme dhe që të njëjtat të shfrytëzohen në përmirësimin e nivelit akademik dhe jetësor.

Në këtë konferencë nuk munguan as përfaqësues institucionesh, me ç’rast e pranishme ishte zv.ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, e cila i inkurajoi studentët që të bëhen forca e ndryshimit që i shtynë institucionet drejt marrjes së vendimeve të duhura.

Fokusi i kësaj konference ishte tek ligjërata tematike më titull: ““Roli i klubit zviceran të shtypit dhe mediave në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”, e trajtuar nga ish-gazetari dhe deputeti në parlamentin e Gjenevës, Guy Mettan.

Uji Dea

Ai tha se mediat janë faktor tejet i rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e demokracisë së një shteti, dhe për më tepër, sipas tij, kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik dhe në rrjedhën politike të ngjarjeve.
“Mediat kanë rol kyç në krijimin e të gjitha llojeve të politikave dhe të njëjtat mund të sjellin ndryshime që ndikojnë në mënyrën e jetesës së secilit qytetar”.

Mettan shpërfaqi edhe problemet me të cilat ai konsideron që po përballen mediat botërore aktualisht.
“Kriza mediatike po vërehet në çdo vend. Numri i gazetave të shtypura po bie në mënyrë drastike, konkurrenca me rrjetet sociale po ndikon në zbehjen e rolit të mediave dhe shtimi i lajmeve të rreme, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në zvogëlimin e hapësirës mediale”, sqaroi ai.

Për studentët, Mettan tregoi edhe organizimin e sistemit politik në Zvicër, teksa trajtoi edhe formën se si zgjidhën problemet dhe se si merren vendimet madhore që e prekin jetën e qytetarëve.

Tema ngjalli interesim të madh ndër studentë, të cilët parashtruan pyetje që kishin të bënin me ndikimin e njerëzve me prejardhje shqiptare në mediat franceze, pastaj pyetën edhe për çështjen e ndikimit të ndërsjellë ndërmjet mediave dhe politikës dhe ndërhyrjen në agjendat e njëra-tjetrës, si dhe për profesionalizmin dhe pavarësinë e mediave të mëdha zvicerane dhe atyre botërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.