ARKATANA

Në UBT u inaugurua Biblioteka dhe Qendra e Dijes me mbi 100 mijë libra

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) është bërë inaugurimi i Bibliotekës dhe Qendrës së Dijes, krijimi i të cilave është mundësuar me përkrahjen dhe financimin e popullit amerikan, përmes organizatës Internacional Book Project. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm edhe Stacy Closson nga Universiteti i Kentakit, anëtare e Bordit të Internacional Book Project, përfaqësues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, mësimdhënës dhe studentë të UBT-së.

Biblioteka e UBT-së, me qendrën në saj në kampusin e ri të këtij institucioni, ka rreth 100 mijë libra dhe mëton të jetë biblioteka më e madhe universitare në vend dhe në rajon. Përveç kësaj biblioteke, UBT ka bibliotekat e saj edhe në objektin qendror në Prishtinë dhe në degët në Ferizaj e në Prizren.

Synimi i UBT është që jo vetëm të krijojë bibliotekë ku studentët dhe të interesuarit e tjerë të mund të marrin libra për lexim e hulumtim, por që hapësirën e saj ta kthejë në qendër të dijes, në përkrahje të të gjithë të interesuarve për literaturën dhe mundësitë që ofron ajo.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, duke folur për inaugurimin e bibliotekës qendrore në UBT, tha se ky paraqet një moment të rëndësishëm për UBT-në dhe për Kosovën, për faktin që sot bëhet hapja e njërës prej bibliotekave më të mëdha universitare në Kosovë, dhe njëkohësisht krijohet një koncept i ri që ne e quajmë Qendra e Dijes. “Konceptin që të mos jetë si bibliotekë, si libra, por edhe një sistem i dijes. Ky moment vjen si rezultat i një projekti, i një pune disavjeçare që është bërë në UBT, dhe duke përfshirë disa elemente të këtij sistemimi, elementeve të para, librave, trajnimit e zhvillimit të stafit, krijimit të infrastrukturës etj.”, theksoi Hajrizi.

Kjo qendër sipas tij përfshin një sasi mjaft të madhe të librave. “Ne kemi arritur që përmes atyre fizike dhe elektronike t’i kemi njëqindmijë libra, të cilat mendoj që janë një sasi mjaft domethënie për Kosovën. Përmes një sistemi të regjistrimit të të gjitha këtyre, siç është sistemi “Koha” , studentët dhe stafi do të kenë mundësi që ta gjejnë informacionin e duhur sa më shpejt dhe në vendin e duhur”, tha Hajrizi, duke përkujtuar se kjo është quajtur edhe si bibliotekë qendrore, pasi UBT ka edhe degët e tij edhe ne Prishtinë edhe në Prizren, Ferizaj.

“UBT mendon që aspekti i dijes është një temë për të cilën duhet të flasim më shumë, duke e promovuar më shumë. Menaxhimi i dijes është një kërkesë e kohës. Ne për herë të parë kemi bërë master për menaxhimin e dijes dhe sistemin e informacionit të bibliotekarisë, për të arritur një efekt më të madh dhe një produktivitet më të madh sa i përket dijes në përgjegjësi”, vijoi Hajrizi.

Hajrizi tha se të gjitha këto sot nuk kishin qenë të mundura pa përkrahjen shumë të madhe të popullit amerikan, përmes donacionit që ka arritur nga International Book Project, që ka misionin të ndihmojë me literaturë në tërë botën.

Ai theksoi kontributin e pamohueshëm të profesorit në UBT, Ridvan Peshkopia, i cili hulumtoi dhe përzgjodhi e siguroi mbërritjen në UBT të librave profesionalë dhe shumë të rëndësishëm për studentët dhe studiuesit në përgjithësi.

Profesori Stacy Closson nga Universiteti i Kentakit, anëtare e Bordit të Internacional Book Project, që ndihmoi pakursyeshëm bibliotekën e UBT-së, theksoi se ndihet shumë e kënaqur që është në Kosovë dhe që është në UBT për të promovuar bibliotekën dhe qendrën e dijes.

Eco Higjiena

Ajo lavdëroi punën e bërë nga UBT-ja në përmbylljen e projektit të krijimit të bibliotekës dhe theksoi se ka qenë profesor Peshkopia që e ka vendosur organizatën Internacional Book Project në kontakt me rektorin Hajrizi dhe pastaj kanë planifikuar dhe realizuar idenë për bibliotekën e përuruar sot.

“Për organizatën tonë është bashkëpunimi i parë në Kosovë. UBT është i vetmi Universitet që posedon qendrën e dijes dhe është i vetmi që ka një bibliotekë kaq të mirë me tituj të ndryshëm. Bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme”, tha ndër të tjera Closson.

Bukurie Haliti nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e cila ka bashkëpunuar në trajnimin e stafit dhe në fazën përgatitore, lavdëroi punën e mirë dhe profesionale të bërë që nga ideja fillestare deri në finalizimin e plotë të bibliotekës me gjithë infrastrukturën e saj.

Ridvan Peshkopia në këtë ceremoni ka paralajmëruar ardhjen deri në fund të vitit edhe të një kontingjenti të madh librash specifike për studentët e UBT-së.

Ai gjithashtu paralajmëroi krijimin e një biblioteke me libra dhe literaturë tjetër nga fusha e Mjekësisë, ndërsa theksoi angazhimin e tij dhe të UBT-së për zgjeruar literaturën për Arkitekturën, Shkencat Kompjuterike, Sociologjinë e fusha të tjera.

Në ceremoni folën edhe Egzona Luboteni, përgjegjëse e bibliotekës në UBT dhe Betim Gashi, që realizoi pjesën e TI, mjaft e rëndësishme për funksionalizimin e bibliotekës.

Në fund të ceremonisë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi nderoi më mirënjohje Stacy Closson, organizatën Internacional Book Project, profesorin Ridvan Peshkopia, si dhe Egzona Lubotenin e Betim Gashin.

B.Troshupa, E.Hyseni/UBT News

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.