Eko Higjiena

Në UBT duan të studiojnë të gjithë – kërkesa të shumta për transferim

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Erna Buçaj është njëra nga shumë studentët, e cila vitin e kaluar akademik është transferuar nga Universiteti i Prishtinës në UBT. Ajo tani ndjek ligjëratat në Fakultetin Juridik të UBT-së. Erna tregon se janë shumë arsyeje që e kanë shtyrë të zgjedhë UBT-në për t’i vazhduar studimet. Ajo thotë se UBT ka programe unike të studimeve në nivelin bachelor e master, shumica prej të cilave nuk ofrohen në institucione të tjera.

“UBT e ka programin më të mirë në krahasim me fakultetin ku i kam zhvilluar studimet. UBT mundëson pjesëmarrje në ligjërata, komunikimin profesor – student etj. Gjithashtu, krijon mundësi projekte e prezantime të shumta”, thotë Erna, duke e ditur se UBT është urë lidhëse me shumë universitete të tjera ndërkombëtare dhe i mundëson asaj dhe shumë të tjerëve studime jashtë vendit. Në UBT, aktualisht vazhdon procesi i transferimeve të studentëve nga universitetet dhe kolegjet e tjera për përfundim të studimeve. Drejtues të UBT-së deklarojnë se deri tashti ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të studentëve për t’i vazhduar studimet në UBT.

“Profesionalizmi dhe cilësia maten nga dëshira e studentëve për të vazhduar studimet në UBT. Deri tani, mbi 200 studentë kanë aplikuar për transferim”, tregoi rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, duke shtuar se UBT ka partneritet me më shumë se 250 universitete dhe institucione prestigjioze, vendore e ndërkombëtare, “përmes të cilëve ofrohen mundësi të studimit jashtë vendit”. “Studimin në UBT e bën akoma më tërheqës anëtarësimi në institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë EOQ-në, IPMA-në, IFAC-in, ITA-në etj., si dhe vlerësimi me çmimet më të larta vendore e ndërkombëtare për cilësi“, ka vijuar rektori Hajrizi.

Uji Dea

Sipas procedurave të transferimit, hapi i parë që duhet ta bëjë çdo student, i cili do të kërkojë të ndjekë programet e të njëjtit cikël në UBT, është plotësimi i formularit për aplikim, me kushtin që studentët të kenë të përfunduar së paku një provim në njërin prej institucioneve shtetërore apo private të arsimit të lartë në Kosovë.

Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit për transferim të studimeve është 28 shkurti. Sipas Udhëzimit të UBT-së, aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës e në Rektoratin e UBT-së. Studentët e interesuar nuk e kanë nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.