HW

​Në Uashington diskutohet njohja e Kosovës nga Greqia, AARC zhvillon takim me kongresisten Malliotakis

/ 2 minuta lexim
HW

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një takim me kongresisten amerikane me prejardhje greke, Nicole Malliotakis, ku janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i AARC-së, Martin Vulaj, i cili njoftoi se gjatë takimit është vënë theksi te rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me synimin për të arritur njohjen formale të Kosovës nga Greqia.

“Një nga temat kryesore të diskutimit ishte forcimi i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës dhe inkurajimi i bashkëpunimit më të ngushtë që në të ardhmen mund të çojë drejt njohjes zyrtare të Kosovës nga Greqia”, thuhet në njoftimin e AARC-së.

Përfaqësuesit e organizatës ngritën gjithashtu shqetësimet lidhur me të drejtat dhe statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm amerikan dhe monitorimit të zbatimit të Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në takim u diskutua edhe lëvizja studentore në vend dhe kërkesat e saj për llogaridhënie institucionale.

HW

Sipas njoftimit, kongresistja Malliotakis shfaqi interes të veçantë për zhvillimet rajonale, duke parashtruar pyetje rreth vendeve më pro-amerikane në Ballkan, ndikimit rus dhe kinez, si dhe mënyrës se si Serbia ushtron ndikimin e saj në rajon.

“Ne theksuam se Kosova mbetet një nga shoqëritë më pro-amerikane në botë, ndërsa Shqipëria dhe komunitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi kanë dëshmuar vazhdimisht mbështetje të fortë për Shtetet e Bashkuara dhe aleancën transatlantike”, thuhet më tej në deklaratë.

Përfaqësuesit e AARC-së diskutuan edhe përpjekjet e Serbisë për të ushtruar ndikim politik, ekonomik, mediatik dhe të sigurisë në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Delegacioni i AARC-së në këtë takim u udhëhoq nga kryetari Eli Rusi dhe përfshinte nënkryetarin Tony Marke, sekretarin Burim Rexhaj, anëtarët e bordit Agim Jusufi dhe Vehbi Bajrami, si dhe mbështetës të tjerë të organizatës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.