ARKATANA

Në turneun e madh të karatesë “Katana Open 2019” ngadhënjen KK “Sharri” nga Ferizaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në turneun më të madh në rajon të karatesë “Katana Open” e cila organizohet për herë të XIV-të, me plot meritë vendi i parë i takuar KK Sharri nga Ferizaji.

KK Dardania nga Gjilani i cili ishte organizator i kësaj ngjarje më të madhe të karatesë në Kosovë edhe njëherë ka dëshmuar profesionalizëm të madh në organizimin e këtij turneu të karatesë, në të cilën kanë marrë pjesë përpos karateistët nga Kosova këtë turne e kanë nderuar edhe karateistët
nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Në turneun “Katana Open 2019” gjithsej kanë marrë pjesë 45 klube me 490 garues, çka e meriton epitetin e turneut më të madh në Rajon të karatesë.

Në mesin e më të mirëve pozita e parë i ka takuar KK “Sharri” nga Ferizaj duke fituar 21 medalje(7 të arta, 6 të argjenda dhe 8 të bronzta).

ARKATANA

Pozita e dytë i ka takuar KK “Kastrioti” nga Ferizaj me 17 medalje (6 të arta, 3 të argjenta dhe 8 të bronzta).

Në pozitën e tretë është renditur KK “Forca” nga Maqedonia e Veriut të cilën garuesit e saj kanë fituar 9 medalje (5 të arta, 2 të argjenta po aq edhe të bronzta)

Organizatori i kësaj gare masovike KK Dardania nga Gjilani, me notën më të lartë ka dëshmuar në cilësinë e këtij turneu, ndërsa drejtori i KK Dardania Maliq Maliqi pas garave ka deklaruar.
“Jam i nderuar dhe mirënjohës për të gjitha klubet të cilat kanë marrë pjesë në këtë turne të madh të karatesë, të gjithë klubet me garuesit e sajë kanë dëshmuar cilësi të mëdha dhe disiplinë të jashtëzakonshme, ne e falënderojmë edhe Federatën e Karatesë të Kosovës e cila e ka monitoru këtë turne të jashtëzakonshëm, gjithashtu një falënderim i posaçëm i shkon edhe Komunës së Gjilanit të cilët pa asnjë hezitim na kanë përkrahur, ky turne ka dëshmuar se karateja çdo ditë e më shumë po bëhet edhe më i dashur tek të rinjët dhe kjo e dëshmon se vendi ynë ka një perspektiv të ndritshme në këtë sport”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.