UBT

Në Tupallë të Medvegjes u mbajt manifestimi tradicional “Takimet e Vendlindjes”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtari i njohur Shkodran Tolaj kërkon të ndërtoi një shtëpi në Medvegjë.

Në fshatin Tupallë, në komunën e Medvegjës, në të cilin jetojnë shqiptarët, është mbajtur për 1 maj takimi tradicional i shqiptarëve nga kjo komunë dhe atyrëve të cilët jetojnë në Kosovë dhe në diasporë. Tupalla e 1 majit dhe takimeve të vendlindjes, mirëpriti pjesëmarrësit nga vise të ndryshme etnike, me ngrohtësinë e mikpritjes vëllazërore, bujarisë dhe mirësisë shekullore e shoqëruar me përqafime e shtrëngim duarsh, fjalime inkurajuese, recitime, këngë e valle popullore, si dhe lojëra sportive.

Në “Takimet e vendlindjes – Tupalla 2018”, përveç medvegjasëve të shpërngulur nga viti 1999, në Kosovë, morën pjesë edhe struktura politike e institucionale shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva, si Shukri Ymerin kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Fatmir Hasani, deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, ish kryetar komune në Preshevë, Leme Xhema, nënkryetare e Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, zëvendëskryetar i Kuvendit Komunal të Medvegjës dhe veprimtarë të tjerë.

Te pranishem si cdo vit tjeter ne kete manifesim ishin edhe shqiptare qe jetojne ne diaspore, vellezerit Fadil dhe Ismet Selmani nga Zvicra te cilet kane kaluar femijerine e tyre ne Medvegjen e bukur vijne cdo vit ne token ku u linden. Ne kete manifestim kishin ardhur edhe shumë miq nga Lugina e Preshevës, Shqiperia, Kosova e Maqedonia.

UBT

Madhështinë e këtij manifestimi tradicional e shtoi prania e këngëtarit te mirenjohur, Shkodran Tolaj, i cili kishte ardhur me ftese te vecante nga miku I mtij Fadil selmani, ku me interpretimin e këngëve te tij të mrekullueshme krijoi emocione, nostalgji e frymëzim ne Tupallën e përmalluar për banorët e vet, të cilet pa dashjen e tyre e braktisën pa e harruar kurrë. Kengetari Shkodran Tolaj para intepretimit te kengeve te programuara ne kete manifestim, kerkoi nga banoret e Medvegjes qe ti dhuronin nje toke per te ndertuar nje shtepi ne kete vend te mrekullueshem.

Gazmend Agaj

Medvegje 2018

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.