ARKATANA

Në Tupallë, restaurohet shtëpia e heroit Zenel Hajdini

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Siç mësojmë nga familjarët dhe të afërmit, këtyre ditëve, në fshatin Tupallë të Medvegjës ka filluar rindërtimi dhe restaurimi i shtëpisë, në të cilën ishte lindur dhe kishte jetuar heroi i popullit Zenel Hajdini, por edhe dëshmori i luftës së fundit në Kosovë, Hashim Hajdini.

Uji Dea

“Siç e di opinioni i kësaj treve, pasardhësit e kësaj familjeje tani e 30 vjet nuk jetojnë në Tupallë, e për pasojë kjo shtëpi nuk është mirëmbajtur dhe ishte para shkatërrimit përfundimtar.Duke marrë parasysh rëndësinë dhe simbolikën që ka kjo shtëpi, familja Hajdini vendosi ta ndërmarrë këtë iniciativë, duke e destinuar një shumë të konsiderueshme mjetesh, vetëm e vetëm që të ruhet nga harresa sakrifica që shqiptarët e komunës së Medvegjës e bënë brez pas brezi për të mbijetuar në këtë tokë të shenjtë të stërgjyshërve tanë. Shpresojmë se ky gjest dhe kjo iniciativë do të mbjellë pakëz shpresë për ata që ende jetojnë në këto toka shqiptare për të qëndruar në vatrat e veta dhe për t’i rezistuar presionit të përndjekjes e asimilimit. Shpresojmë po ashtu se ky shembull dhe shembuj të tjerë të renovimit të shtëpive dhe pronave në këtë skaj të Kosovës Lindore do të përcillet edhe nga të tjerët që e kanë këtë mundësi dhe e shohin të arsyeshëm një investim të tillë”, thuhet në këtë postim dhe njoftim të familjes Hajdini nga Tupalla e Medvegjës./medvegjanet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.