Hidromorava

Në “trillerin” e çerekfinales Vëllaznimi mposht Dritën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës është bërë “macja e zezë” për futbollistët e Dritës, në ndeshjen e fundit të Superligës i’a shkëputi një pikë ndërsa sot e eliminoi nga garat e Kupës së Kosovës.

Në pranin e 1,000 shikuesve nuk u tregua futboll cilësor edhe pse gjatë 90 minutave u shënuan katër gola.

Për tu përcaktuar fituesi i sotëm i gjysmëfinales u deshtë të zhvillohet 120 minuta lojë, por as këta minuta nuk përcaktuan fituesin ndërsa në fund u desht që penaltit të përcaktojnë fatin e dy skuadrave.

Fillimi i ndeshjes filloi keq për Dritën, Fidan Gërbeshi, bën një gabim trashanik e këtë e shfrytëzon më së miri Henry Chibueze duke sjell Vëllaznimin në epërsi në 0-1.

Goli i barazimit arrin pas një minuti Kastriot Rexha me një gjuajtje të saktë barazon rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë edhe njëherë golashënuesi më i mirë i Dritës, Rexha, përkujdeset për të sjell skuadrën e tij në epërsi për 2-1.

Mobi Casa

Kur të gjithë menduan se gjithçka ka përfunduar edhe njëherë del në skenë në minutat shtesë në atë 92, Lek Vula i cili me një goditje të saktë nga 15 metra gjen rrjetën e portierit të Dritës, Leutrim Rexhepit duke barazuar shifrat 2-2.

Në lojën shtesë nuk u pan aksione të ndërtuara mirë por rast të shënimit kishte Xhevdet Shabani në minutën e 100, gjuan furishëm por portieri i Vllaznimit, Alban Gecaj shpëton portën e tij.

Në ekzekutimin e penaltive mysafirët ishin më të saktë në radhët e Dritës dështuan Leutrim Kryeziu dhe Ardian Limani, ndërsa tek “kuq e zinjët” e Vëllaznimit i vetmi që dështoi ishte Burim Qorri.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka deklaruar.
“Si për pikë njashtu edhe për kup Vëllaznimi na sjelli probleme të mëdha duke arritur qëllimin e tyre të na eliminoj nga kupa, është një goditje e rënd për ne por kështu e ka futbolli”.

Ndërsa trajneri i Vëllaznimit, Arsim Gojani ka theksuar.
Treguam karakter dhe angazhim të madh në këtë ndeshje, e kemi merituar gjysmëfinalen këtë qëllim e arritëm ndërsa penalltitë janë fat por kësaj radhe futbollistët e mijë u treguan më të qet dhe e deshën më shumë fitoren”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.