FIDANISHTJA

Në tokën Turke, Superkupën e Kosovës e fiton Prishtina

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Superkupa e Kosovës në mes Dritës dhe Prishtinës për herë të parë në historikun e futbollit të Kosovës është zhvilluar jashtë shtetit të Kosovës. Kësaj radhe nikoqirë i Superkupës së Kosovës ishte shteti i Turqisë, ku dy skuadrat po bëjnë përgatitjet për fillimin e kampionatit pranveror.

Me kërkesën e dy klubeve është arritur ujdia që këto skuadra të zhvillojnë finalen e madhe të Supërkupës së Kosovës në qytetin e Antalya.

Këto dy skuadra vetëm njiherë kishin arritur të takohen në Superkupën e Kosovës në vitin 2018, kur “bardhekaltërtit” e Dritës kishin arritur ta mposhtin rivalin Prishtinën me rezultat 1-2, dhe ishte hera e parë që Drita kishte arritur ta ngre këtë trofe ndërsa Prishtina gjerë më tani ka arritur ta ngrisë trofeun e Superkupës 10 herë.

Ndeshja është zhvillua në stadiumin “Mardan Stadium” të Anatalys i drejtuar nga arbitri i shtetit Turk, Abdull Kadir Bitigen.

Të dy skuadrat në formacionin e tyre ishin të hendikepuara Dritës i mungoi portieri Faton Maloku e mbrojtësi Ardian Cuculi të dy të lënduar, ndërsa në radhët e Prishtinës munguan dy sulmuesit Oto John e Mankenda të cilët nuk kishin viza t’ju bashkëngjiten skuadrës së tyre.

Të dy skuadrat furishëm filluan këtë finale në minutën e tretë, pas harkimit nga këndi Qëndrim Zyba më së miri shkëputet me kokë duke gjetur rrjetën e portierit të Dritës, Rexhepit për të kaluar në epërsi në 1-0.

Futbollistët e Dritës shumë shpejt pas pesë minutave barazojnë, Xhevdet Shabani harkon Namani gjuan me kokë portieri Haxho mbron por topi i rrëshqet nga duart e këtë gabim nuk e fal Kastriot Rexha i cili nga afërsia barazon në 1-1.

FITORJA

Në minutën e 20-të, kapiteni Ardian Limani bën ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Abazit duke shkaktuar penallti, e i pa gabuar nga penalltia ishte Besnik Krasniqi duke vendosur shifrat 2-1.

Skuadrës së Prishtinës i lëndohet portieri në minutën e 38-të Haxho ndërsa zëvendësohet nga Ardit Lika.

Në minutën e 53-të, Rexha gjuan bukur me kokë edhe më bukur mbron portieri Nika.

Rezervisti Festim Alidema pati rastin me të mirë, ku i pa penguar gjuan jashtë portës së Nikës.

Rast tejet të mirë Prishtina kishte në minutën e 83-të, Leutrim Kryeziu dështon përball portierit Rexhepit.

Në minutat shtesë të ndeshjes rezervisti Alban Shillova përfiton nga gabimet e mbrojtjes së Dritës nuk e pati të vështirë të ngrit dhe të vulos fatin e kësaj finale të Superkupës së Kosovës me rezultat 3-1./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.