Në theqafje

Poezi nga Ramadan Mehmeti
Kur thyhet palca kurrizore
S’ka bare shërues
Kot i ndërrojnë zogjtë polet në fluturim
Edhe një fije shprese po të ishte
Edhe një dritë po të prekte floku
Biografia do të shkruhej ndryshe
Shpirti i thyer në theqafje
Në netët e vona të mërzisë
Mëkatet mbledh grushti i ngurosur
Në pasqyrën e thyer vrragon vërraga
Lëngata shtrihet pashkëputshëm
Drejt natës së varrit
Lamtumira e fundit nuk jepet
Se diku o diku
Në hapësirë ka sfond për diellin