Në të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës filloi viti i ri shkollor
Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani së bashku me Drejtorin e Arsimit Agim Shkodra dhe zyrtarë të tjerë kanë vizituar sot disa shkolla të Komunës për të uruar fillimin e vitit të ri shkollor.
“Profesor dhe nxënës, unë ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016, uroj që të keni një vit me shumë suksese, këtë vit ne kemi një zvogëlim të numrit të nxënësve dhe zvogëlim të disa normave për disa profesor ne kemi vullnetin dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur që t`i sistemojmë në bazë të mundësive buxhetore dhe ligjit, po ashtu ne po krijojmë kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie” ka thënë kryetari Sinani./rajonipress/


