Uji Dea

Në takimin e parë, drejtësia temë diskutimi

/ 1 minutë lexim

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri ka thënë se janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet për takimin e parë në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuëiq, i cili do të mbahet më 9 shkurt në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Tahiri në një bisedë për “Epokën e re”, ka bërë me dijet se në takimin e 9 shkurtit temë kryesore do të jetë drejtësia.

Uji Dea

“Presim që në këtë takim të finalizohet plani për zbatim, pastaj procesi vijues të jetë vendosja e një gjykate themelore, e cila do të jetë për shtatë komuna, sipas Ligjit për Gjykatat e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të ketë një zyre prokurorie, e cila do të veprojë në veri. Me këtë rast duhet të kemi edhe integrimin e personelit serb në institucionet e drejtësisë së Kosovës. Dhe praktikisht do ta kemi vendosjen e një sistemi unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të vendit tonë”, tha Tahiri. /Telegrafi/