Në takim me Lajçakun, Osmani: Grupet kriminale në veri duhet të përballen me drejtësinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me të cilin diskutoi mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për de-eskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca huhet se Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për de-eskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

“Në kontekst të zhvillimeve të fundit në veriun e vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftim.

Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. /Telegrafi/