Eko Higjiena

Në Svircë fillon ndërtimi i shtëpisë së tretë shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Medvegjë – Në Svircë ka filluar ndërtimi i shtëpisë së tretë shqiptare për familjen Islami, në kuadër të aksionit “të ndërtojmë 100 shtëpi” të Fondit Humanitar për Luginë të Preshevës.

Shtëpitë po ndërtohen me plan të njëjtë, bën të ditur personi i autorizuar për komunën e Medvegjës, Fehmi Beha duke shtuar se shpreson se brenda këtij viti do të ndërtohen edhe 3 shtëpi të tjera. Çelësat e shtëpive të ndërtuara pritet t’u dhurohen familjeve me 25 korrik.

Shtëpitë të cilat po ndërtohen në Medvegjë kanë sipërfaqe prej rreth 82m2, ku janë të përfshira dy dhoma të gjumit, një korridor, një banjo, një sallon dhe një kuzhinë. Vlera për shtëpi do të jetë rreth 17.000 euro.

Uji Dea

“Familjet janë të kënaqura dhe kjo është një siguri për ekzistencën e shqiptarëve në Medvegjë apo këtyre familjeve dhe ftoj të gjithë që kanë mundësi që të mos mbetet vetëm me 12 shtëpi por të vazhdon projekti dhe të ndërtohen edhe më shumë shtëpi se është një numër i madh i qytetarëve që ka nevojë për kulëm mbi kokë”, tha Beha.

Me këtë rast z. Beha vlerësoi lartë edhe kontributin e shoqatës humanitare “Ilirët” nga Austria të cilët sipas tij të parët kanë filluar me projekte konkrete duke ndërtuar shtëpinë e familjës shtatë anëtarëshe Rama, familje kjo e kthyer në Medvegjë e cila sot ka çati mbi kokë. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.