Mobi Casa

Në Superligën Futbollistike të Zvicrës, lufta për të mbijetuar plot me paqartësi

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Dhjetë skuadrat e Kampionatit të sivjetmë të Superligës Futbollistike të Zvicrës, pardje dhe dje kanë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 29-të.

Këtë javë e karakterizojnë fitoret e FC Grasshopper-FC.ST.Gallen 1me2 dhe FC.Luzern-FC.Sion 0me1.

Fitorja e FC.St.Gallen si mysafire në Cyrih,në përballje më FC.Grasshopper-in, ka qenë e mundimshme sepse ajo është realizuar në minutën 93 që konsiderohet minutë shtesë nga sulmuesi këmbëshpejtë Nassim Ben Khalifa.

Në njëmbëdhjetëshin e parë të Sangallës,nuk u vërejt Adonis Ajeti, për të cilin mësuam se mungoi për shkak të një lëndimi të pësuar kohë më parë.

Ndërkaq këtë humbje si dush të ftohtë në terrenin e tyre e përjetuan Gjelbrim Taipi e Bujar Lika të cilët për FC.Grasshopper-in, luajtën gjatë gjithë kohës.

Humbjen në terren të tij e ndjeu edhe Alban Pnishi i cili në lojë u aktivizua vetëm katër minuta para përfundimit të kësaj ndeshje.

Trajneri, Mathias Waltheri, i FC.Grasshoper-it, në lojë nuk aktivizoi Nedim Bajramin e lënduar, kurse Albion Avdijan, kësaj herë as që e kishte përfshirë në listën e tij.

FC.Sion i Ermir Lenjanit, Pajtim Kasamit dhe Burim Kukelit, gjatë këtij sezoni po bëjnë përpjekje për të mbetur në grupin e më të mirëve.

Uji Dea

Ai, nga gjithsej 29 takime të zhvilluara mezi ka tubuar 31 pikë aq sa ka edhe e fundit FC.Lausanne-Sport.

Pikët e djeshme FC Luzern-FC Sion 0 me 1, të fituara në fushën e Lurern-it, ndaj skuadrës së Idriz Vocës, Shkëlqim Demhasajt, që ishin pjesë e ekipit të parë dhe Hekuran Kryeziut që ishte në bankën e rezervistëve shtojnë shpresat e FC.Sion për mbetur në ligë.

FC.Lugano e Jetmir Krasniqit, i cili në këtë takim ishte rezervë e llogaritur favorite përballë FC Thun-it, ndau pikët duke luajtur baras 1me 1.

Skuadra e renditur në tabelën e klasifikimit në vendin e gjashtë FC.Grasshopper e Cyrihut, ka vetëm një pikë epërsi nga FC.Lausanne-Sport e Lozanës, në të cilën luajnë dy shqiptarët e natyralizuar Benjamin Kololli dhe Andi Zeqiri.

Ata dje u mundën në minutën 91 me golin e Albian Ajetit, FC Basel 1893-FC.Lausanne-Sport 2 me 1.

Me Baselin, kësaj radhe nuk u paraqit Taulant Xhaka i lënduar. Kurse,BSC Young Boys i Bernës, i cili është edhe kryesues i tabelës me 68 pikë të tubuara, mund të konsiderohet qysh tani edhe Kampion i Zvicrës.

Ai duke mos lejuar befasi para mase 27 mijë shikuesve në terrenin e tij mundi 1me 0 FC Zurich-in e shqiptarëve:Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu, Izeir Aliu dhe Lavdrim Rexhepi./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.