ARKATANA

Në Suharrën, u mbajtën takimet e vendlindjes

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Refik Hasani – Më 8 qershor, të këtij muaji, u mbajtën takimet e vendlindjes ’’SUHARRNA 2025’’, u shënuan bashkërisht për tu kujtuar një ditë të vetme brenda vitit se i përkasin fshatit Suharrën, takimi u mbajtë në oborrin e shkollës në Suharrën të Bujanocit.

E diela që shkoi ishte me diell me një pjesëmarrje solide të SUHARRNALIVE, ku organizua një tubim, tani Suharrna është e braktisur nga bashkëfshatarët në vitin 1999, takimin e hapi Sevdail Haziri, nga ky fshat i cili jeton e punon në Gjermani. Sevdaili, shprehu gatishmërinë jo vetëm takimet e vendlindjes të vazhdojnë të mbahen, por premtoi se do të vazhdoj të investoj në këtë fshatë dhe gjithë Malësin e Bujanocit, edhe pas folësit ishin të pajtimit që këto takime të vazhdojnë çdo vit, dhe do të duhej të bëhen tradicionale. Në takim kishte të rinjë e të reja, ishte i veqant, por nuk munguan as emocionet. Kishte surl e tupan, nuk mungoi as vallja e hareja.

Përndryshe Sevdail Haziri, është një afarist i suksesshëm në Mërgim me zemër të madhe, human e kontribuues në shumë drejtime, jo vetëm që në Kompaninë e tij ka të punësuar, shumicën e përbejnë bashkëvendësit e tij, por edhe ka investuar në rregullimin e rrugës nga Zarbica për në Suharrën, pas renovimit-ndërtimit të shkollës në Suharrën, tani së fundi më datën 8 qershor të këtij muaji, inicioi duke organizuar dhe mbajtur edhe takimet e vendlindjes |SUHARRANA 2025”.

Takime e vendlindjes në Suharrën, përveqë tjerash përcjellën krenarinë për prejardhjen, dhe për të reflektuar, pavarësisht kohës apo largësisë, mbi atë që duhet të ruajnë, kanë për qëllim, rol dhe mision të takohen me njëri-tjetrin dhe mos të harrohet tokat e të parëve tanë.

ARKATANA

Këto takime, nuk janë vetëm një aktivitet i përbashkët, nuk janë vetëm një festë, janë më shumë se kaq, sepse janë një vlerë e veçantë dhe që lën gjurmë dhe do të shërbejnë si një urë lidhëse ndërmjet brezave por janë se krijojnë një lidhje shpirtërore me vendlindjen, dhe përforcojnë ndjenjën e rrënjëve të përbashkëta tek brezat e RINJ. Do të ngjallin kujtesën kolektive, mirënjohjen më të lartë mbi lavdin e njerëzve këtij trolli, pavarësisht largësisë gjeografike dhe do të shtojnë dashurin për vendlindjen, janë dhe kanë krijuar momente që mbeten gjatë në kujtesë, janë elemente që mbijetojnë gjatë, se asnjëherë nuk do të harrohet se rrënjët që janë me prejardhjen nga SUHARRNA.

Takime e vendlindjes në Suharrën, patën shumë rëndësi sepse do ngjallën kujtime, nostalgji dhe kështu u përkujtuan me nderimin dhe konsideratën më të lartë, djersën, sakrificën dhe kontributin e paraardhësve, që mbijetuan në këto TROJE. Nuk i harruan, ku u linden dhe morën hapat e parë të shkollimit, mësuan ALFABETIN e bukur SHQIP, kështu ruajtën e kultivuan traditën, doket, zakonet dhe frymën SHQIPTARE.

Kështu edhe në Suharrën, bashkërisht u çmallën, u rinjohën me njëri-tjetrin. Njëkohësisht u vizituan shtëpitë, objektin e Shkollës në Suharrën, por edhe varret e Gjyshërve, Stërgjyshërve dhe të afërmit e tyre, që pushojnë në VENDLINDJEN, e shenjët, të quajtur SUHARRËN.

Vendlindja është e shenjët kudo që shkohet sepse ajo mbanë varret e të parëve tanë, na kujton krenarin e paraardhësve tan.
SUHARRNA është dhe mbetët burim i pashtershëm me frymëzim për jetë e mote.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.