RCCOLA

Në Stanqiq kapet një shqiptar i Maqedonisë për kalim të paautorizuar të kufirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjyqtari i procedurës paraprake Ilmi Dalipi i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Arben Zejadinit nga fshati Hotël , komuna e Lipkovës në Maqedoni. Paraburgimi atij i është bërë me kërkesën e Departamentit për krime të rënda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan tha për rajonipress Agron Uka prokuror i rastit.

Në fshatin Stanqiq të Gjilanit policia kufitare ka arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti me veturën e tij ka kaluar kufirin ilegalisht si dhe gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një revole Cherokee – Bull me katër fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje ka njoftuar Policia e Kosovës.

RCCOLA

Ndërkohë në Gjykatën Themelore të Gjilanit të shtunën është shqyrtuar rasti i të dyshuarit Arben Zejadinit nga fshati Hotël, komuna e Lipkovës në Maqedoni. Gjyqtari i procedurës paraprake Ilmi Dalipi i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Zejadinit për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe “kalim ilegal të kufirit”.

Ndryshe Agron Uka prokuror i rastit tha për rajonipress se paraburgimi i është caktuar me kërkesën e Departamentit për krime të rënda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan./rajonipress/