Në Stanqiq kapet mall komercial i ndaluar
Gjilan – Në fshatin Stanqiq, të Gjilanit njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar.
Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari në automjet kishte të ngarkuar mall komercial me vlerë rreth 308 euro.
Nga inspektorët e tregut të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë ndërsa me urdhër të prokurorit malli dhe i dyshuari lirohen njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


