ARKATANA

Në Stanishor të Artanës policia konfiskon narkotik

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në fshatin Stanishor të Novobërdës policia ka ndaluar veturën Shkoda ngjyrë të kaltër me targë RKS, të cilën ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollimit të veturës, në derën e vozitësit është gjetur një qese plastike e bardhë ku në brendësi të sajë ka pasur 8 (tetë) paketime të substancës narkotike të llojit Marihuanë me peshë 10.6 gram njoftoj policia e Kosovës.

Pas kësaj i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, ku është bërë matja dhe fotografimi i dëshmisë.

Eco Higjiena

Me vendim të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/