Eko Higjiena

Në Stanishor “sulmohet” nga shqiptarët Marko Stamenkoviq

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se më 25 gusht është sulmuar nga tre persona tash për tash të panjohur viktima Marko Stamenkoviq dhe vajza e tij Katerina Dimiq.

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici Stamenkoviq personat që e kanë sulmuar atë kanë qenë të maskuar derisa ata kanë folur në gjuhën shqipe. “Viktima është rrahur dhe atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Gjilanit” tha Hashani.

RCCOLA

Hashani tha se policia po merret në mënyrë intensive me rastin dhe se ka intervistuar disa dëshmitarë.

Ndërkaq burimet e rajonipressit mësojnë se rasti mund të jetë krejtësisht i inskenuar sepse në vendin e ngjarjes është folur vetëm serbisht nga tri katër vetura tjera përcjellëse që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes./rajonipress/