Në stacionin e fundit të Evropës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Parlamenti Evropian dje votoi pro liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian. Për të ndodhur lëvizja e lirë e kosovarëve në zonën Schengen duhet kaluar edhe votimi i ministrave të brendshëm të shteteve anëtare. Ky njëherësh është stacioni i fundit vendimmarrës për lëvizje pa viza, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Parlamenti Evropian (PE) ka votuar dje për heqjen e vizave për Kosovën, duke i ofruar kështu qytetarët e vendit edhe një hap më afër lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

KKVITI

Për liberalizimin e vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian (BE) dje kanë votuar pro 420 eurodeputetë, 186 kanë qenë kundër, përderisa 20 kanë abstenuar. Pas këtij votimi në PE është konfirmuar mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Këto bisedime në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë eurodeputetja Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave të vendit me BE-në.