Në Spitalin Rajonal të Gjilanit implementohet proteza totale e kukit

Gjilan – Në Spitalin Rajonal të Gjilanit është kryer me sukses operacioni i njohur si Implantimi i Protezës totale të Kukit.Ky është operacioni i parë i këtij lloji në Spitalin Rajonal të Gjilanit tha për rajonipress Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit.
Ortopedët nga Klinika e Ortopedisë së Prishtinës, Qerim Kida dhe Skender Mehmeti, si dhe në përkrahje të Anestezionit me Isah Berisha dhe stafit tjetër ndihmës kanë realizuar me sukses këtë operacion.
Pacientja N.Z. 1963 nga Gjilan, e cila në pranim ka ardhur me diagnozën: Coxarthrasis primaria lat.dex gr: IV, ka falënderuar ekipin operator për operimin e sajë.
Drejtori i Spitalit Abdylatif Latifi tha se operimet e tilla do të përkrahen nga menaxhmenti i SRGJ-së dhe njëherit zotohet se së shpejti do të sigurohen Setet dhe Protezat për këtë lloj operacioni.
Kështu që në të ardhmen sipas tij nuk do të ketë nevojë që pacientët tanë të dërgohen në qendrat tjera për intervenime të tilla./rajonipress/