Në Spitalin e Gjilanit kryhet një operacion i rrallë

Gjilan – Në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan specialistët dr. Shaban Rexhepi e dr. Hatixhe Rexhepi e kanë kryer një operacion të rrallë madje të parin në Kosovë shtatzënia jashtë mitrës e cila deri dje është kryer përmes abdomenit kurse tash edhe përmes vaginës.
Në spitalin e Gjilanit konkretisht në repartin e gjinekologjisë është kryer një ndërhyrje e rrallë operative, madje siç thonë mjekët e këtushëm e para e këtij lloji në Kosovë.
Dr. Shaban Rexhepi dhe dr. Hatixhe Rexhepi specialist të gjinekologjisë thanë për rajonipress se kjo është ndërhyrja e parë në Kosovë e këtij lloji. Shaban Rexhepi tha se është i lumtur që pacientja është mirë dhe ndërhyrja ka pasur sukses.
Sipas tij pacientja Ganimete Aliu kishte pasur shtatzënia jashtë mitrës dhe në këto raste operimet bëhen përmes abdomenit kurse ne operimin e kemi kryer përmes vagjinës nga kanali i djathtë. “Këto shtatzëni janë të rralla, por që paraqiten me komplikime të shumta. Fatmirësisht ne kishim sukses dhe tani gjendja e nënës është stabile”.
Rexhepi tha se ndërhyrje të tilla para dy vitesh janë kryer vetëm në Shqipëri, por jo edhe në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.
Dr. Hatixhe Rexhepi e cila ka asistuar në këtë operacion tha se përparësia e këtij operacioni është se nuk ka dëme anësore , nuk ka probleme pacientja dhe ajo shumë shpejt mund të shkojë në shtëpi.
Pacientja Ganimete Aliu tha se ndihet mirë pas ndërhyrjes.”I jam mirënjohës ekipit të mjekëve .Jam befasuar kur jam zgjuar dhe kur kam vërejtur se nuk kam prerje në abdomen e të cilat japin shumë dhimbje. Unë qysh sot jam në gjendje të shkojë në shtëpi” rrëfen Aliu.
Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se kjo ndërhyrje na bënë krenar sepse është operacion i rrallë. “Gjinekologët kanë bërë një punë të mirë profesionale për çka ne i kemi përgëzuar dhe e kemi vizituar edhe pacienten. Repartin e Gjinekologjisë do ta ndihmojmë dhe avancojmë sepse këto suksese e radhisin ndër repartet më të mira në Kosovë” tha Latifi./rajonipress/