ARKATANA

Në Spitalin e Gjilanit konfirmohen gjashtë raste me virusin AH1N1

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në spitalin e Gjilanit numri i të prekurve me virusin AH1N1 ka shkuar në gjashtë persona. Numri i tyre sipas drejtorit Abdylatif Latifi po shtohet çdo ditë, por ai thotë se situata është nën kontroll dhe se janë të pajisur me aparaturë, hapësirë dhe barna. Një rast më i rëndë të martën është transferuar për në Prishtinë.

Tashmë numri i të prekurve me virusin AH1N1 i njohur si gripi i derrave ka arritur në gjashtë persona derisa autoritet shëndetësore në spitalin e Gjilanit thanë se kjo shifër mund të rritet dita ditës për shkak të rasteve të reja që po paraqiten raporton rajonipress.

Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se vetëm të martën vonë pasdite janë konfirmuar edhe dy raste të reja dhe ky numër tanimë shkon në gjashtë pacientë të prekur nga ky virus.

FITORJA

Latifi tha se ky numër mund të rritet pasiqë çdo ditë po paraqiten raste të reja. “Përkundër kësaj nuk ka nevojë as për shqetësim e as për panik sepse Spitali i Gjilanit është i përgatitur mirë me tërë hapësirën, aparaturën dhe barnat. Të martën një pacient ndërkaq është transferuar për në klinikën Infektive në Prishtinë për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte më e rëndë, kurse rastet tjera janë stabile” tha Latifi.

Latifi tha se aktualisht kanë një bashkëpunim të mirë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, derisa komiteti i formuar enkas për këtë situatë po vëzhgon çdo ditë gjendjen.

Edhe Xhevat Demiri shef i reparti të Infektologjisë tha se niveli profesional nuk mungon dhe se po bëjnë të pamundurën që rastet e prekura të trajtohen në Gjilan, me përjashtim të rasteve që janë më të rënda, e që udhëzohen për në QKUK./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.