UBT

Në Spitalin e Gjilanit fillon mamografia me anë të Mamografit mobil

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prej datës: 23.02.2015 – 06.03.2015, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit do të bëhet mamografia me anë të Mamografit mobil.

Koordinatorë për këtë projekt është Agim Bregaj i cili me ekipin e tij do të sjellin në hapësirat e këtij spitali Mamografin me aparaturën përcjellëse. Mamografia do të kryhet prej stafit të specializuar të përcaktuar nga koordinatori në bashkëveprim me stafin profesionist të SPGJ-së.

Mamografia do të kryhet te të gjitha gratë e interesuara për këtë ekzaminim diagnostik.
Edhe pse me datën e caktuar përfundon ky aksion, në rast nevoje periudha kohore do të zgjatet.

UBT

Njoftojmë të gjitha të interesuarat se mamografia do të bëhet çdo ditë pune, duke filluar nga ora 10:00-13:00. Për realizimin e këtij ekzaminimi pacientet duhet të lajmërohen paraprakisht për caktimin e terminit.

Për këtë projekt interesim të veçantë ka shprehur menaxhmenti i spitalit si dhe në veçanti Ministri i Shëndetësisë ka thënë zyrtari për informim i Spitalit të Gjilanit Selami Kurteshi./rajonipress/