Në Spitalin e Gjilanit arrin një donacion me pajisje Ortopedike
Gjilan – Astrit Ibrahimi nga Zvicra (Cyrih) Anesteziolog dhe njëherit Koordinator në Universitetin e Cyrihut, ka sjellur një donacion me pajisje Ortopedike. Ky donacion përveç të tjerash përmban: setin për proteza totale për ortopedi, disa lloje të protezave dhe sete me vida.
Abdylatif Latifi drejtor i spitalit të Gjilanit ka falënderuar bashkatdhetarin tonë, njëherit dhe kolegun tonë, për angazhim dhe sjelljen e këtyre pajisjeve ortopedike me shumë rëndësi.”Tani me këto pajisje do të mundësohet që pacienteve në nevojë të ju ndihmohet duke vendosur protezat totale në rast nevojë.Kjo është një ndihmë, në vazhdën e shumë ndihmave të tjera që bashkatdhetarët tonë angazhohen dhe sjellin mjete dhe pajisje për spitalin tonë” ka thënë Latifi./rajonipress/


