Fundamenti

Në Spitalin e Gjilanit 8 raste të konfirmuara, edhe 28 tjera në pritje të rezultateve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Spitalin Rajonal të Gjilanit deri tashti janë konfirmuar 8 raste me virusin AH1N1 i njohur si gripi i derrave. Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë tha për rajonipress se në pritje të rezultateve janë edhe 28 raste tjera.

Në Spitalin e Gjilanit tashmë janë konfirmuar zyrtarisht 8 raste me gripin e derrit. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe nën kontroll thanë autoritetet shëndetësore të këtij spitali raporton rajonipress.

Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë tha për rajonipress se nga këto 8 raste, pesë prej tyre tashmë janë dërguar në shtëpi dhe ata janë nën kontrollë, kurse tri raste të tjera ende ndodhen në repartin e Infektologjisë.

Mobi Casa

Demiri tha se vërehet një fluks i madh i atyre që kërkojnë ndihmën e mjekut, derisa janë në pritje të analizave nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, edhe për 28 raste tjera që janë dërguar për analiza.

Demiri tha se Spitali i Gjilanit dhe Reparti i Infektologjisë me sukses po e përballon këtë fluks të madh të pacientëve dhe ka kërkuar nga qytetarët që në momentet e para të paraqiten tek mjeku, posa të kuptojnë shenjat që mund të jenë të këtij virusi./rajonipress/