United Hospital

Në spektaklin e golave, fiton Drita

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Dritës, në javën e 15-të, të Superligës së Kosovës në futboll dhuruan spektakël në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit, duke arkëtuar tri pikë të vlefshme drejt kreut të tabelës së klasifikimit.

Në një ambient të bukur sportiv, e në momente të tensionuar në mes tifozëve, “Intelektualëve” dhe “Arpagjikve” të Lirisë, gjatë 90 minutave u tregua futboll cilësor duke u shënuar 7 gola.

Futbollisti me i mirë i ndeshjes së sotme sulmuesi Xhevdet Shabani, edhe njëherë tregoi kualitetet e tij duke dëshmuar se është futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës.

Shabani në minutën e 7-të, bukur harkon por Leci me kokë gjuan nga 7 metra e portieri Edvan Bakaj, me mund dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Futbollistët e Dritës vazhdojnë me lojë të bukur në minutën e 11-të, Krasniqi harkon nga 30 metra portieri Bakaj bën gabim trashanik duke mos kontrolluar topin mirë, e këtë e shfrytëzon Bujar Shabani i cili nga afërsia sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Në minutën e 42-të, Xhevdet Shabani pasi shmang një mbrojtës të Lirisë nga 16 metra parabollon portierin Bakaj, të cilin e len të shtangur
për 2-0.

Futbollistët e Lirisë rastin e vetëm në pjesën e parë e konkretizojnë në gol, Jetmir Sopa me mjeshtri nga 17 metra gjen këndin e epërm të Dritës duke zbutur epërsinë e Dritës në 2-1.

Mobi Casa

Në minutën e 52-të, arbitri Besfort Kosumi akordon penalti, pasi sipas tij futbollisti i Lirisë Domgjonas kishte luajtur me dorë, nga pika e bardh i pagabueshëm ishte Fidan Gërbeshi duke sjell skuadrën e tij në 3-1.

Futbollistët e Lirisë pas kësaj epërsie të Dritës vërsulen me të gjitha forcat në sulm, në minutën e 81-të, Artur Magani shfrytëzon hutin e futbollistëve të Dritës dhe nga 12 metra gjen rrjetën e portierit Leutrim Rexhepit.

Tre minuta më vonë kapiteni Korenica harkon nga 25 metra nga e djathta, më së miri gjendet Megani i cili nga afërsia barazon në 3-3.

Kur të gjithë menduan se ky “triller” i futbollit do të përfundon më rezultat të barabartë, në minutat shtesë në atë 93-të, Xhevdet Shabani harkon nga 40 metra topi devijohet gjerë te Elton Basri i cili tund rrjetën e portierit të tij duke sjell gëzim tek tifozët e Dritës.

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, i cili për te ishte ndeshja e parë pas dorëheqjes së Milaim Zuzakut, pas ndeshjes deklaroi.
“Patëm lojën në dorë, futbollistët u relaksuan shumë dhe u vetknaqën e kjo për pak sa nuk na u hakmor dhe këso gabime nuk guxojmë më të ndodhin”.

Ndërsa trajneri nga Shqipëria tek Liria, Bledi Shkëmbi theksoi.:”Një ndeshje e bukur, portieri jonë gaboi në dy gola në mënyrë katastrofale ndërsa arbitri skandaloz, dhe kjo nuk i duhet futbollit çfarë referoi sot ky arbitër”.

Në ndeshjen e javës së 16-të Drita do të jetë mysafirë i Drenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.