Në spektaklin e derbit, Juniorëve të Gjilanit ju dorëzohet kupa
Gjilan – Para derbit lokal në mes Gjilanit e Dritës në fushën e blertë defiluan, Juniorët e Gjilanit së bashku me trajnerin e tyre Refik Rexhepaj në shenjë të përshëndetjes me tifozët e tyre “Skifterat”.
Juniorët e Gjilanit të pa konkurrencë janë shpall kampion të Kosovës, duke dëshmuar se klubi i Gjilanit ka një ardhmëri të mirë sa i përket futbollistëve të talentuar.
Me ovacione nga ana e “Skifterave”, kupën ua ka dorëzuar sekretari i FFK-së Eroll Salihu dhe Nënkryetari i FFK, Agim Ademi.
Juniorët një kohë të gjatë me ovacione nga ana e “Skifterave”, kanë ndarë gëzimin duke shpresuar se këta talent të futbollit shumë shpejt do të kyçen në skuadrën e parë të KF Gjilanit./rajonipress/


