Në spektaklin e derbit, Drita i kthehet fitores
Gjilan – Në derbin e javës së 6-të, të Ipko Superliga e Kosovës në futboll në një ambient madhështor sportiv, Drita arriti ta mposhtë nënkampionin Prishtinën me rezultat 1-0.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, ishin mbledhur rreth 7000 shikues të cilët gjatë 90 minutave tifozët e Dritës “Intelektualët”, nuk u ndalën asnjëherë duke i përkrahur futbollistët e Dritës.
Gjatë 90 minutave në një lojë të baraspeshuar, Drita në minutën e 59-të, arrin të shpërthen “vullkanin” e Intelektualëve duke tundur rrjetën e portierit të Prishtinës Visar Beka.
Në fillim Xhevdet Shabani pasi kalon dy mbrojtës mysafirë arrinë të harkon nga 25 metra, e më së miri gjendet në tollovinë e krijuar Arbër Shala i cili nga 5-6 metra gjen rrjetën e Bekajt.
Mysafirët shumë lehtë kanë mundur të kalojnë në epërsi në minutën e 27-të, kur Meriton Korenica nga 8 metra godet horizontalen e Edvan Bakajt.
Rast të mirë shënimi Prishtina kishte në minutën e 54-të, kur me depërtimin individual Basid Kalid gjuan nga afërsia por godet pingulen e majtë të Bakajt.
Drita gjerë në fund arriti të ruan epërsinë, ndërsa futbollistët e Prishtinës edhe pse kërkonin së paku të importonin një pikë por sulmet e tyre nuk ishin të rrezikshme.
Futbollistët e Dritës nga minuta e 82-të, ishin me një futbollist më pak në fushë pasiqë, arbitri i kësaj ndeshje Dardan Qaka nga Vushtrria i tregon kartonin e kuq pas një gjesti jo sportiv Liridon Lecit.
Trajneri nga Shqipëria i cili para sa ditësh ka marr timonin e Dritës, Shpëtim Duro pas ndeshjes ka deklaruar.
“Në këtë ndeshje hymë me ngarkesë psikologjike pasiqë skuadra kishte javë pa fituar, e kemi pritur kundërshtarin për ta dënuar dhe këtë ja arritëm ndërsa futbollistët i përgëzoj për lojën e treguar”.
Në javën e ardhshme Drita do të jetë në rolin e mysafirit në përballjen e Derbit me Gjilanin, ndërsa Prishtina do ta zhvillon derbin e kryeqytetit me Flamurtarin./rajonipress/


