UBT

Në Smirë të Vitisë gjenden eshtra të vitit 1912

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Smirë të komunës së Vitisë janë gjetur eshtra të banorëve të vrarë nga Ushtria Serbe në vitin 1912.

Mbetje mortore u zbuluan gjatë punimeve për përgatitjen e lapidarit për nder të martirëve të kësaj masakre . Të vjetrit tregojnë se viktimat janë varrosur mbi fshat, në vendin ku janë vrarë, në vendin e quajtur Bjeshkallavë në jug-lindje,. “Baba im, më ka treguar se këtu janë të varrosur mbi 70 banorë. Siç e di unë, atë ditë në Smirë janë vrarë mbi 80 veta, , por nuk ka shënime të sakta. Serbët i kanë mbledhë nëpër fshat kë e kanë zënë dhe i kanë sjellë këtu e i kanë vrarë.

Dy kanë qenë mysafirë kurse dy banorë të Smirës kanë shpëtuar. Tafa i Hoxhës me nëntë plagë dhe ka shpëtuar Haziri i Beqajve me shtatë plagë“, thotë plaku 79-vjeçar, Isuf Demiri. Ndonëse e ka ditur se janë të varrosur aty, si ndihet pak i lehtësuar që u gjetën eshtrat e të parëve të vrarë në vitin 1912, sepse ka pasur dëshirë t`i shohë edhe vet me sy këto shenja. Isuf Demiri tregon se që nga ajo ditë në Bjeshkallavë dhe në katër vende tjera në fshat, janë krijuar varreza të reja, aty ku janë varrosur nga gratë viktimat e masakrës.

FIDANISHTJA

Masakra në Smirë dhe në disa fshatra tjera përreth, nga aradhet serbe, erdhi në shenjë hakmarrje, një ditë pas Luftës së Ferizajt, ku kishin marrë pjesë edhe banorë të kësaj ane.

Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të rënies së viktimave të masakrës së Smirës dhe rënies së dëshmorëve Xukë Zuka, Sahit Gorani e Bajram Ahmeti, që ranë në Luftën e Ferizaj më 1912, më 26 tetor, në Bjeshkallavë dhe në hyrje të fshatit do të shpalosen lapidarë për nder të tyre dhe do të mbahet një akademi përkujtimore njofton portali fshatismire./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.