Në Sllatinë të Vitisë policia konfiskon një armë zjarri

Viti – Në Sllatinë e Epërme, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një karikator me 1 fishek.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/