ARKATANA

Në Skifteraj ndërtohet ura që lidh pronat e bujqëve të disa lokaliteteve për rreth

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në fshatin Skifteraj, kanë filluar punimet në ndërtimin e urës bujqësore, në trekëndëshin që lidh pronat e bujqëve të fshatrave Radivojc, Skifteraj, Budrikë, Ballancë e Zhiti. Kjo urë, do të mundësoj bujqëve të këtyre lokaliteteve qasje më të mirë në punimin e tokave të tyre, pasi që deri më tani, ata janë përballuar me vështirësi në qarkullim, duke kaluar në një distancë të largët, mu për shkak të mungesës së urës.

Gjatë vizitës që kryetari i komunës Sokol Haliti i bëri punimeve në ndërtimin e kësaj ure, takoi edhe banorët e fshatrave të cilët edhe shprehën falënderim për këtë investim, duke e vlerësuar si shumë të nevojshëm.

ARKATANA

Po ashtu, kryetari Haliti ka vizituar edhe rrugët e asfaltuara ditë më parë në disa lagje të fshatit Skifteraj si ato të anekseve 1,2,3 dhe 4 të rrugës së xhamisë, aneksi i rrugës “Kenan Halimi”, si dhe degëzimi i rrugës “21 shtatori” dhe asaj “Flakadani i Lirisë”.

Ndryshe, në fshatin Skifteraj është duke u përgatitur për asfaltim edhe rruga që shpie për në Stubëll të ulët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.