Fundamenti

Në Skenderaj Gjilani e Drenica luajnë pa gola

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në javën e 22-të, të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin “Bajram Aliu”në Skenderaj, Drenica e Gjilani kanë luajtur baraze me rezultat 0-0.

Skuadra e Gjilanit gjatë 90 minutave nuk arriti asnjëherë ta rrezikon seriozisht portën e portierit vendas Ymerit i cili gjatë 90 minutave ishte i papunë.

Skuadra vendëse duke ditur rëndësinë e pikëve u angazhua, por nuk arritën të mposhtin portierin Koliqin.

Vendësit rast të mirë shënimi kishin në minutën e 32-të, futbollisti Uka gjuan por Koliqi ishte në vend duke shpëtuar portën e tij.

Futbollistët e Gjilanit më tepër krijuan gjysmë raste duke mos qenë të rrezikshëm pranë portës së vendësve.

Uji Dea

Një gjysmë rast për të shënuar e kishte Nikaq në fillim të pjesës së dytë, por edhe këtë e shpërdoron futbollisti i Gjilanit.

Rastin më të mirë për të vulosur ndeshjen e sotme e pati sulmuesi Uka në minutën e 62-të, ku i vetëm përball portierit Koliqit gjuan plogësht duke shpërdorur mundësin për të shënuar.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, pas 90-të minutave ka deklaroi.
“Duhet pranuar që skuadra ende nuk e ka fizionominë e lojës që e kërkojmë, skuadra ka pasiguri të madhe dhe duhet kërkuar ende gabimet dhe vetëbesimin tek skuadra, por unë e kam të çart se çfarë duhet të ndryshojë, në këtë ballafaqim kam pritur më shumë nga Qyrbja dhe Kelmendi”.

Në javën e 23-të, Gjilani është nikoqirë i Arbërisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.