Fidanishtja

Në shtëpinë e Pistës janë gjetur dëshmi që çojnë te rruga e vrasjes

/ 3 minuta lexim

Përfaqësues të Prokurorisë, Policisë, avokat dhe ekspert të sigurisë, kanë debatuar në emisionin PULS të KTV-së për vrasjet në Kosovë. Ata kanë vlerësuar se janë shqetësuese vrasjet e rënda të politikanëve, siç ishte rasti i Elvis Pistës në Rahovec. Është kërkuar që organet e hetuesisë të jenë më këmbëngulëse në gjetjen e autorëve të vrasjeve politike, të kryera në periudhën e pasluftës.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Gashi, tha se vrasja e ELvis Pistës evrasjen e fundit në Prizren e konsideron si një rast delikat.

“Vrasja e Elvis Pistës është kualifikuar si një vrasje rëndë, një vrasje e kualifikuar profesionale, tinëzare. Kjo është një vrasje që sfidon prokurorinë”, tha Gashi.

Riza Shillova, Drejtor i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, tha se janë duke kryer hetimet për rastin e vrasjes në Prizren, por është një hetim kompleks

“Jemi duke i ekzaminuar disa dëshmi. Në shtëpinë e Elvis Pistës kemi gjetur pajisje apo dëshmi që ndërgojnë te rruga e vrasjes. Por, profili i Elvis Pistës ka qenë mjaftë kompleks, jemi duke hetuar në gjitha pistat dhe besojmë së shpejti në rezultate”, ka thënë Shillova.

Ndërsa, Anton Çuni, deputet nga radhët e LDK-së dhe ekspert i çështjes së sigurisë, vlerëson se është shqetësuese se vrasje të shumta me motive politike, që nga periudha e pasluftës vazhdojnë të mbesin të pandriçuara.

“Në radhë të parë Policia duhet të përkujdesët për jetën e pjesëtarëve të saj, sepse ne kemi pasur edhe vrasje të policëve gjatë mbledhjes së dëshmive për vrasje”, tha Quni.

Uji Dea

Ai ka potencuar se është shqetësuese kur ndodhin vrasjet e kandidatëve për deputet.

“Rasti Pista është një rast i rëndë që ka tronditur tërë opinionin e Kosovës. Ky rast është një lloj terrori mbi qytetarët e Kosovës, tronditje e krejt shoqërisë”, tha Quni.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi, tha se është tragjike se vrasjet, të çfarëdo motivi të jenë ato, po trajtohen vetëm si numra.

“Pa dashur t’i ndaj rastet-vrasjet, mendoj se vrasja e Elvis Pistës, është një rast i rëndë, sepse është vrarë një kandidat për deputet”, tha Gashi.

Të vritet Elvis Pista, një djalë i ri në fushatë, ka lënë një ndjenjë të idhët për gjithë qytetaret. Unë personalisht e kam njoftë Elvis Pistën. Ka qenë karakter i mirë, por e kemi pa edhe përmes mediumeve që u bë i famshëm kohëve të fundit. Problemi qëndron se prej vitit 1999 nuk janë zbuluar të vrasjet e profileve të larta. Problemi në Ballkan është se ekzekutues gjen me çmime qesharake, por ata janë vetëm punëkryues, ndërsa urdhërdhënësi është mjaftë problem. Problemi është te mos zbulimi sepse asnjë nuk është zbuluar”, ka thënë Gashi.

Përfaqësuesi i Policisë. Shillova, thotë se gjatë këtij viti kemi pasur 14 vrasje dhe deri tash nuk janë identifikuar vrasësit në tri raste.

Avokati Gashi tha se kërkohet angazhim shumë më serioz i organeve të hetuesisë në identifikimin de kapjen e autorëve të vrasjeve të rënda, siç ishin vrasjet politike, të pasluftës, por edhe vrasjes së fundit në Rahovec. /Telegrafi/